Roma i ka dhënë një “leksion” Lazios në derbi, duke triumfuar 3-0 në “Olimpico”. Më shumë sesa për renditjen, ishte një fitore karakteri, teksa bën Mourinhon të fitojë edhe më shumë besimin e tifozëve verdhekuq.

Roma, që luante si pritëse, shënoi që në minutën e parë me Abraham, pas një goditje nga këndi që u duk pa shumë pretendime, me Strakoshën që gaboi në grushtimin e tij. Në minutën e 22-të vjen goli i dytë. Është sërish Abraham që realizon. 15 gola për të, Mou fiton “bastin”.

Por verdhekuqtë nuk do të ndaleshin këtu, pasi Pellegrini në 40’ shënon golin e tretë dhe të nokautit për Lazion. Edhe pse kishte shumë minuta deri në fund, nuk pati më gola. Strakosha e Hysaj luajtën 90 minuta të plota, ndërsa Kumbulla e ndoqi ndeshjen nga stoli, Mourinho nuk i besoi kësaj here.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb