Andrea Belotti pritet të zyrtarizohet shumë shpejt si lojtar i Romës. Mediat italiane bëjnë me dije se brenda javës do vijë njoftimi nga klubi dhe vonesa e deritanishme e ka një arsye.

Edhe pse akordi me sulmuesin ishte arritur prej kohësh, klbi kryeqytetas fillimisht duhet të shiste. Kështu, Roma do të lirohet nga 2 lojtarë. Kluivert është afër Fulham, ndërsa Cremonese duket e fiksuar pas Felix.

Sa i përket detajeve të marrëveshjes me ish-lojtarin e Torinos, Belotti do firmosë për 3 vite dhe do ketë një pagë që shkon te 2.8 milionë euro në sezon. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho do i vinte kapakun një merkatoje që ka qenë në nivel perfekt, pasi kujtojmë që janë afruar lojtarë si Wijnaldum dhe Dybala.

 

Rghe

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: