Felix Afena-Gyan ka rinovuar kontratën me Romën. Sulmuesi 19 vjeçar nga Ghana shihet si mjaft me prespektivë për të ardhmen dhe klubi ka vendosur që të vijojë bashkëpunimin me të deri në vitin 2026.

Felix është një emër i njohur te skuadra U19, ndërsa së fundmi u aktivizua edhe në ekipin e parë.Aprovimin për qëndrimin e tij në Romë e ka dhënë trajneri Mourinho.Klubi kryeqytetas po punon edhe për afrime në merkaton e verës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: