Ish-tekniku i njohur, Fabio Capello ka thënë diçka për ndeshjen Roma-Juventus, e programuar të luhet sonte.

“Juventusi u shfaq shumë bukur dhe konkret në ndeshjen ndaj Torinos. Allegri është një trajner që gjen gjithmonë zgjidhje, nga ana tjetër ka përballë një Romë që është mposhtur javën e kaluar nga Cremonese. Të mos harrojmë se ata luajnë në një “Olimpico” të stërmbushur me tifozë dhe kërkojnë të bëjnë një paraqitje të madhe.

Sot jam 50 me 50 dhe nuk do të bëj tifo për asnjërën. Juventusi është një ekip që shfrytëzon maksimalisht gabimet e kundërshtarit, Roma gjithashtu është mirë në këtë aspekt. Do të jetë interesante përballja mes tyre.” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: