Roma e mbyll me fitore Serie A, por përballë Spezia-s vuajtën shumë, ku u desh një gol i Dybala-s në shtesë për t’i dhuruar verdhekuqve një biletë për në Europa League. Kryeqytetasit e mbyllin në vendin e 6-të duke shpëtuar këtë sezon ku i shkuan shumë pranë një tjetër trofeu evropian.

Lajmi i keq në këtë mbrëmje ishte dëmtimi i rëndë i Tammy Abraham. Sulmuesi doli nga fusha në minutën e 64-ët pas një dëmtimi në gju, ndërsa lajmet e para nga infermieria flasin për një tërheqje të ligamentit krucial në gjurin e majtë, një dëmtim që pritet ta mbajnë jashtë fushës së lojës për 5-6 muaj.

Në fundin e sfidës, tifozët përshëndetën lojtarët dhe mbi të gjitha trajneri Jose Mourinho i cili nuk nguroi t’i bënte një premtim tifozëve: “Unë qëndroj këtu”, u shpreh “Special One” në më shumë se një herë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: