Jose Mourinho i tha “Jo” pankinës së Portugalisë dhe Brazilit, në këndvështrimin e tij nuk është ende koha për të dalë në “pension”, për të marrë drejtimin e një përfaqësueseje. Ky fakt nuk do të thotë që drejtuesit e Romës të qëndrojnë të qetë, pasi sipas Daily Mail, “specialin” e ka marrë malli për Premier League.

Kjo ide e Mourinho-s, për një rikthim në Premier League, ka të bëjë me faktin që Roma nuk mund të përmbush kërkesat e tij, në lidhje për të ndërtuar një skuadër konkurruese. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, skenari që e josh më shumë është një rikthim i tretë në krye të Chelsea, pavarësisht se për momentin pozitat e Potter janë të qëndrueshme.

Fff
Fff

Një tjetër fakt që shtyn Mourinho-n drejt ishullit është se bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë në Londër. Në çdo rast, Premier League, apo çdo ide tjetër për tu larguar nga Roma, do të shqyrtohet vetëm në përfundim të këtij sezoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: