Nuk ka më dyshime, Tammy Abraham është lojtari i ri i Romës. Sulmuesi i Chelsea ka firmosur kontratë pesë vjeçare me verdhekuqtë duke i dhënë fund këmbënguljes së madhe të Mourinhos për të afruar në skuadër sulmuesin anglez.

Me afrimin e Lukakut te Chelsea, hapësirat për 23-vjeçarin ishin të pakta dhe blutë menduan ta shesin në një kampionat tjetër, pavarësisht interesimit të Arsenalit dhe disa klubeve të tjera angleze.

Largimi i Dzekos drejt Interit futi Romën në lëvizje për të kërkuar një sulmues të shpejtë dhe goleador dhe Abraham ishte profili më i mirë i këtij lloji për skemën e Mourinhos.

Sulmuesi ka firmosur për 5 vite dhe Roma do të derdhë në arkën e Chelsea plot 40 milionë euro. Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e Romës me anë të një postimi në “Twitter”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb