Trajneri i Romës, Rudi Garcia, ka thënë se ai nuk ka plan të veçantë për t’u kujdesur ndaj Lionel Messit. Klubi italian të mërkurën përballet me kampionin e Evropës, Barcelonën, por trajneri francez ka thënë se ekipi i tij nuk mund të fokusohet vetëm në Messin.

“Nuk ka plan anti-Messi, sikurse nuk ka një për të ndalur Luis Suarezin ose Andrea Iniestan”, ka thënë Garcia në konferencën për media.

“Ju përballeni me kërcënim si një ekip, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne nuk kemi në plan të mbrohemi gjatë gjithë ndeshjes. Ne e dimë se do të ketë kohë për të sulmuar, por duhet të përdorim topin për t’i shkaktuar probleme kundërshtarit”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb