Roma dhe Atalanta kanë ngecur në ndeshjet përkatëse, duke humbur shumë terren për zonën Champions, teksa tani mbetet thjesht ëndërr. Verdhekuqtë barazuan 1-1 me Udinesen në transfertë, ndërsa bergamaskët 0-0 në shtëpi me Genoan.

Molina i dha avantazhin vendasve që në minutën e 15 dhe i la kontrollin e lojës verdhekuqve. Por ata nuk arrtën të shfrytëzonin rastet e krijuara dhe të kthenin ndeshjen në favorin e tyre.

Megjithatë, në minutat shtesë të ndeshjes ata ishin me fat pasi fituan një penallti të kontestuar gjatë nga vendasit, të cilën e transformoi me saktësi Pellegrini, për të vulosur barazimin 1-1. Në këtë ndeshje mungoi Kumbulla i pezullua nga kartonët

Kështu, Roma ngjitet në kuotën e 48 pikëve, po aq sa Atalanta e cila ka përjetuar ndalesën e radhës në kampionat, duke barazuar këtë radhë me Genoan me shifrat 0-0. Kështu, për të dy skuadrat bëhet shumë më e vështirë sigurimi i një vendi në katërshen e parë, pasi tashmë ndjekin Juventusin me 8 pikë diferencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb