Pas 12 vitesh, Jose Mourinho shihet sërish si shpëtimtar, njeri i cili mund ti sjell Italisë një tjetër trofe Evropian. Sigurisht, këtë herë nuk është në valle Champions League, por një finale mbetet një finale, një trofe mbetet gjithnjë një kujtim i bukur.

Përtej këtij fakti, në një tjetër vit ku ekipet italiane dolën shpejt nga Evropa, vetëm Roma ka menduar të mbaj lart flamurin azzurr, Confernece League duket një trofe shumë i madh në këto kushte. Pikërisht pas këtij detaji janë kapur edhe mediat italiane:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Mourinho bëj Italinë”, shkruan Corriere dello Sport duke iu referuar faktit se ishte pikërisht Mourinho ai që në 2010 i dhurojë Italisë, Inter, trofeun e Champions League në Madrid. “Mou, mendo ti”, shkruan La Gazzetta. “Roma shpëton Italinë”, shkruan Tuttosport në faqen e parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb