Nga një premtim i madh i futbollit italian, Nicolo Zaniolo e sheh veten në një situatë të vështirë. Pak ditë përpara se të mbyllet merkato, të martën, Zaniolo është i detyruar të bëjë një zgjidhje të fortë, të transferohet në Premier League, por jo te Tottenham, por te Bournemouth, ose të ngroh stolin te Roma. Milan, ekipi që këtë periudhë po kryente disa përpjekje për ta veshur kuqezi, është tërhequr përfundimisht, kjo pasi e kishin të vështirë të shkonin në 40 milionë euro, aq sa kërkonte Roma për kartonin e Zaniolo.

Correrie
Correrie

Nga gara është tërhequr edhe Tottenham duke bërë që në tavolinë të jetë vetëm oferta e Bournemouth, afro 30 milionë euro. Problemi është që Zaniolo nuk e preferon si opsion duke parë që Boutnemoth është në pozita të vështira, duke luftuar për mbijetesë. Drejtuesit e Romës po shtyjnë Zaniolo të pranojë ofertën e ekipit anglez, në të kundërt e pret stoli deri në fund të sezonit.

Zaniolo Jose Mourinho
Zaniolo Jose Mourinho

Mourinho e ka bërë të qartë, Zaniolo nuk bën pjesë në planet e tij, madje nuk e ka grumbulluar fare për sfidën kundër Napolit. Drejtuesit e Romës e kanë edhe me nxitim që sulmuesi të largohet pasi Zaniolo ka një kontratë të vlefshme deri në 2024, nëse nuk largohet tani, në fund të këtij sezoni futet në vitin që i përfundon kontrata, çka ul ndjeshëm vlerën e kartonit të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb