Nga: ENRIK MEHMETI*
VLORE – “Romancat Shqiptare” kanë folur në Teatrin “Petro Marko” me gjuhën e xhevahireve të kompozuara nga më të mirët e muzikës shqiptare.
Bashkia Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Arteve kanë sjellë në Vlorë një koncert me vepra të kompozitorëve shqiptarë.
Interpretuar nga orkestra e harqeve e Universitetit të Arteve, Tiranë me Dirigjent Altin Bulin dhe Udhëheqës artistik Aulon Naçin, nën interpretimin e Erda Cokaj, Nina Muho, Nereida Fiko dhe Besnik Mullajt.
Një mbrëmje kjo tërësisht “klasike” dhe ndryshe prej shfaqjeve dhe aktiviteteve që janë organizuar deri më tani në qytetin e Vlorës.
Në skenë, kompozitori Aulon Naci ka thënë se ky koncert është një përpjekje për të rikthyer sytë nga arti dhe njerëzit që kontribuojnë çdo ditë për të.
(er.nu/BalkanWeb)