Hapni rrugën për trashëgimtarët e Garcia Marquez, Vargas Llosa dhe Sepulveda: nga Meksika në Argjentinë, nga Peruja në Kili, gratë dalin nga hijet e botës së tepërmi mashkullore të letrave latino-amerikane, në Panarin ndërkombëtar të Guadalaharës.

Me Perunë në qendër të vëmendjes, qindra profesionistë të librit priten në qytetin e dytë më të madh të Meksikës, Guadalahara, deri më 5 dhjetor për një nga takimet kryesore për blerjen/shitjen e të drejtave editoriale, pas Frankfurtit.

I pezulluar vitin e kaluar për shkak të një pandemie, panairi do të shpërblejë uruguaianen Fernanda Trias me një çmim “Sor Juana Inés de la Cruz” për romanin e saj “Mugre Rosa”.

Fernanda Trias mishëron ngritjen e një letërsie, që shkruhet gjithnjë e më shumë në gjininë femërore në Amerikën Latine, me gjashtë autore të tjera: Claudia Piñeiro (Argjentinë), Alejandra Costamagna (Kili), María Fernanda Ampuero (Ekuador), Karina Pacheco (Peru), Djamila Ribeiro (Brazil) dhe Guadalupe Nettel (Meksikë).

Për një kohë të gjatë gratë publikuan, nën hijen e gjigantëve të kontinentit, Gabriel Garcia Marquez, Mario Vargas Llosa, Octavio Paz, Pablo Neruda, realizmin e tyre magjik apo angazhimet e tyre politike.

“Si në shumë shprehje kulturore, gratë janë reduktuar në padukshmëri për një kohë të gjatë”, tha ministrja peruane e Kulturës, Gisela Ortiz Perea, duke përshëndetur ardhjen e “një feministeje narrative”.

“Përsa i përket përmbajtjes, suksesi i grave mund të shpjegohet me faktin se lexuesit janë më të interesuar “për pakicat, për histori shumë më intime”, sipas shkrimtares meksikane, Guadalupe Nettel.

“Dhe gratë kanë qenë gjithmonë rrëfimtaret e mëdha të jetës së përditshme, të jetës së brendshme”, shton shkrimtarja, historia e së cilës “Trupi ku kam lindur” zhytet në dhembjet e kronikës romanore të edukimit dhe familjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb