Romancieri afrikano-jugor, Damon Galgut fitoi Booker Prize 2021 me “The Promise”.

Ai ishte përzgjedhur edhe më parë, përkatësisht në vitet 2003 dhe 2010.

Galgut, 57 vjeç, ndoqi gjurmët e fituesve të mëparshëm afrikano-jugorë, Nadine Gordimer dhe JM Coetzee dhe është fituesi i parë i vendit që nga viti 1999.

Historiania amerikane Maya Jasanoff, e cila kryesoi jurinë, tha se ”ky libër është dëshmi force. Ai ndërthur një histori të mahnitshme, tema të pasura dhe historinë e 40 viteve të fundit në Afrikën e Jugut’’.

“Me një narrativë pothuajse mashtruese, romancieri ofron njohuri për ndarjet mes brezave, mediton mbi atë që e bën një jetë të plotë dhe se si të përpunohet vdekja dhe eksploron implikimet e gjera metaforike të premtimit në lidhje me Afrikën moderne të Jugut”, shtoi ajo.

“The Promise” zhvillohet në Pretoria, ku autori u rrit, në sfondin e tranzicionit të Afrikës së Jugut nga regjimi i aparteidit.

Libri tregon historinë e familjes Swart, të cilët janë fermerë të bardhë, përmes një serie funeralesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb