Italia mbylli sot kufijtë e saj për udhëtarët nga 13 vende, përfshirë Brazilin, duke i konsideruar si vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19.

“Ndalimi i udhëtimit vlen për Armeninë, Bahreinin, Bangladeshin, Brazilin, Bosnjë-Hercegovinën, Kilin, Kuvajtin, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Omanin, Panamanë, Perunë dhe Republikën Dominikane”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Globalisht, pandemia është në fazën e saj më të mprehtë. Ne nuk mund të rrezikojmë sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur rrugën e kujdesit maksimal”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Sipas Ministrisë, personat që kanë qëndruar në këto vende ose kanë kaluar tranzit nëpër to dy javë përpara hyrjes në Itali, do të bllokohen në kufi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb