ITALI- Evakuim dhe mbyllje e linjës së metrosë mes Terminit dhe Ottavianos në Romë, pas konstatimit të një pakoje të dyshimtë. Për rreth një orë gjithçka ka qenë e bllokuar, por pas verifikimeve se bëhej fjalë për alarm fals, situata u qetësua.

Pakoja, për të cilën nuk ka ende shumë detaje u pikas në stacionin Lepanto, në zonën e metrosë.

Pas alarmit, policia ka bërë me urgjencë evakuimin e zonës, ndërkohë që theksohet se pakoja e dyshimtë u pa në brendësi të stacionit.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca policore, të zjarrfikësve dhe ekspertët për eksplozivët. Alarmi rezultoi fals, ndërkohë që kontrollet dhe monitorimet policore vijojnë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: