Romelu Lukaku shtyn fort që të largohet nga Mançester Junajtidi. Sulmuesi nuk është paraqitur ditën e sotme në stërvitje në qendrën sportive të Kerringtonit, ku duhej të kishte nisur përgatitjet me “Djajtë e Kuq”. 26-vjeçari vijon të qëndrojë në Belgjikë për t’u stërvitur me ish-ekipin e tij, Anderlehtin, për ditën e dytë radhazi.

Gjesti është mëse i kuptueshëm: ai dhe Mançester Junajtid janë në krizë të plotë, pavarësisht se përfaqësuesi i tij ka shprehur të kundërtën. Nëse dje largimi i Lukakut drejt Belgjikës mund të justifikohej me ditën e pushimit që Solskjaer u kishte lënë lojtarëve, kjo e sotmja përbën një shenjë të qartë të vendimit që ka marrë sulmuesi.

Lukaku dëshiron të largohet dhe për momentin pistat më të nxehta janë dy, Juventusi dhe Interi, që po studiojnë lëvizjet e radhës. Bardhezinjtë po përpiqen që të fusin në tratativë Manxukiçin dhe Matuidin, ndërsa zikaltërit e kanë çuar ofertën e tyre deri në 75 milionë euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: