Futbollisti i Manchester United, Romelu Lukaku, ka treguar për mediat atë që ndodhi me kombëtaren belge gjatë kohës kur në drejtimin e saj ishte Marc Wilmots. Ai qëndroi për 4 vite në krye të kësaj kombëtareje, por nuk arriti asnjëherë t’i merrte maksimumin me atë që quhej “brezi i artë” dhe u eliminua në çerekfinalet e Kupës së Botës 2014 dhe Euro 2016.

Pavarësisht se ka luajtur si titullar me Wilmots Lukaku në një moment u shpreh se nuk do të luante më te Belgjika përsa kohë ai ishte në drejtimin e saj.

“Më aktivizonte, por nuk kishte kurrë besim tek unë, – tha Lukaku. – E dija që do të isha titullar në Euro 2016, por e dija se ai nuk donte që kjo të ndodhte, por ishte një imponim nga stafi teknik i federatës dhe shokët e ekipit. Kësisoj një ditë, pas humbjes ndaj Islandës, i thashë: Ik pirdhu, mos më thërrit më. Nuk luaj më për ty te Belgjika.”

Më tej Lukaku shtoi: “Për mua është gjithmonë një kënaqi kur luaj për Belgjikën, por me një trajner të tillë karriera ime në kombëtare do të ishte mbyllur. Fatmirësisht tani punojmë me Martinez dhe Henry. Kemi rigjetur dëshirën dhe entuziazmin.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb