Romelu Lukaku, duke folur për FIFA-n, ka zbuluar se ku do të përfundojë karriera e tij: “Do të përfundoj në klubin ku filloi gjithçka për mua, Anderlecht. Ka qenë gjithmonë klubi im, ata më morën dhe bënë ëndrrën time realitet. Shtëpia ime është atje dhe ndihem shumë i dashuruar”.

Po nëse për fundin e karrierës ai e ka të qartë, e ardhmja e afërt nuk dihet pë bomberin belg. Së pari, ende nuk dihet se kush do ta blejë Chelsea, me llogaritë të bllokura deri në një vendim të rij të qeverisë angleze.

Së dyti, Lukaku ka humbur shumë nga forma e tij dhe me tifozët që tashmë i ka kundër. Ai lëshoi sinjale rikthimi për tek Inter, por nuk do të jetë e lehtë, pasi zikaltrit duket se kanë plane të tjera, për të marrë Dybala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb