Sot, dy binjakët më të njohur të shoëbiz-it shqiptar, Romeo dhe Donald Veshaj kanë festuar ditëlindjen.

Me rastin e ditëlindjes, vetë Romeo i bëri një urim të bukur forcës së tij, Donaldit, duke shkruar krahas fotove së bashku:

“Asnjehere vetem! Gjithmone bashke! Edhe 100 vjec forca ime! ❤️ “

Së bashku me familjen e tyre të bukur ndodhej edhe gjysma e Romeos, Jonida Maliqi. Aktori ndau në InstaStory një foto me partneren e tij, krahas së cilës shkruante:

“Me amoren për ditëlindje”

Mirëpo siç e dini, Donaldi dhe Bora Zemani i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pak kohë më parë, ndaj moderatorja nuk ishte e pranishme në festën e sotme.

Në fakt, ajo i ka uruar djemtë në një koment në postimin e Romeos në Instagram, ku ka shkruar:

“Familja e bukur! Edhe 100 vite çunaaaa”

Me këtë koment, ajo la të kuptohet se megjithëse s’është më me Donaldin, dyshja është ndarë paqësisht dhe mes tyre s’ka aspak hatërmbetje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: