Një projekt i Akademisë së Shkencave të rishkruajë historinë e Shqipërisë, nën titullin “Historia e Shqiptarëve”. Profesor Romeo Gurakuqi, nga Akademia e Studimeve Albanologjike, analizon projekttin dhe gjen vend për kritika, që nga mënyra e financimit që kap shifrën e 300 mln lekëve të vjetra dhe deri te grupi punës. Një luftë civile krahas asaj çlirimtare, linja radikale të së shkuarës që ruhen edhe sot, kontroll i historisë dhe një grup censure dhe devijim fondesh. Këto janë deklaaratat e Gurakuqit, ndërsa shprehet se ende sot ‘armiqtë e popullit’ mbeten jashtë.

“Ju flisni për një projekt, unë nuk kam parë projekt të shkruar. Ka deklarata që kanë ndryshuar nga një dalje publike në një tjetër dalje publike. Një projekt i tillë i plotë është aporvuar e financuar nga qeveria shqipatrë në vitin 2009. Ka përfshirë mbështetjen e kërkimit arkivor dhe jeni në një institucion që me shifra shumë më të vogël është bërë një projekt i tillë nga Akademia e Studimeve Albanologjike. Në Institutin e Historisë ka njerëz që nuk bien në sy, janë me kokën plot e kanë mbi shpatulla orë tëpafundme pune e kërkimi”, thotë Gurakuqi.

Sipas tij, me projektin për historinë është thyer ligji për kërkimin shkencor dhe atë për Akademinë e Shkencave. “Në vitin 2019 ka dalë një ligj për Akademinë e Shkencave, një institucion që merret me proovimin e shkencës, por ka të drejtë të ngrejë edhe njësi kërkimore”, por sipas Gurakuqit, grupi i punës, i ngritur për historinë, nuk mund të jetë njësi kërkimore. “Sepse ligji bën fjalë për njësi të brendshme. Një projekt si ky duhet bazuar në konkurencë, transparencë, e marrëveshje mes institucioneve. Unë e shoh si injorim institucionesh. Nuk është bërë thirrrje publike”.

Sa i takon grupit të punës të ngritur nga Akademia, ku dallojnë emrat e Paskal Milos e Pëllumb Xhufit, Gurakuqi, thotë se vëmendja është përqëdnruar te hidtoria e pasluftës së dytë botërore. “E kam parë si një përpjekje për ta mbajtur nën kontroll. Studiues shqiptarë e të huaj kanë bërë publikme tashmë sepse nuk kanë pritur që të dalë dikush e të nxjerrë një dokument sot. Është rsihkaur historia e Luftës së Dytë botërore. Mund të ndërhyhet, por, tagrin për ta rsihkruar e kanë ata që bëjnë kërkim të mirëfilltë shkencor. Unë nuk jam ftuar për të qenë pjesë e grupit të punës, por nuk është kjo arsyeja pse po flas”, thotë ai.

Ai këmbëngul që nuk mund të ketë një tekst zyrtar. “Është mentaliteti i diktaturës, kur hsitoria shkruhej me urdhër. Ku është liria akademike? Do jenë 3-4 vetë që do imponojnë, sepse kështu thonë, do e rimarrin në dorë për të parë punën që kanë bërë individët. Ka koncept anakronik”, thotë Gurakuqi.

Shkenca sipas Gurakuqi, është konkurencë, ndërsa projektin e Akademisë së Shkencave ai e sheh si një përpjekje për të mbivendosur dhe rikapur në dorë sipas ekipit të censuës punën që ështëbërë nga individë të tjerë”.

I pyetur nëse e sheh këtë grup pune si ekip censure, ai thotë: “Jo grupin e punës, por kontrollorët, sepse thanë që jemi ne që kontrollojmë. Pra është një ekip i gjerë që më fund i nënshtrohet kontrollit. Kemi një ekip që e kontrollon historinë prej 50 vitesh. Miqtë e qeverisë duan një histori të tyren, të modifikuar nga linjat radikale të së shkuarës por duke mbajtur linjat që kanë pasur. Ato mund të kenë përkrahjen e kryeministrit”. Ai flet për balancë e objektivitet në punën e tij shkencore, dhe një ndarje veri jug e diskrimin krahinor e kulturor në një Shqipëri mesjetare gjatë komunizmit. “Esenca e pushtetit të majtë që ka qenë njëkrahinor ka ushtruar në mënyrë të heshtur në pjesë të tjera të Shqipërisë”, thotë ai, ndërsa kur e pyet, nëse kjo nxit përçarje, ai përgjigjet se “e vërteta vret, kjo është produkt i regjimit”. “Më 1944 ajo që krijoi, ideoi e themeloi Shqipërinë u zhduk dhe në pushtet erdhën një grup familjesh politike të ndërlirdhur me ekipin që drejtoi për 46 vite. Kemi ardhur në një ditë kur Akademia e Shkencave duket si një shoqëri miqsh kur përfaqësuesit e armiqve të klasave nuk mund të bëjnë pjesë”, e mbyll ai intervisten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb