Binjakët Donald dhe Romeo Veshaj ishin të ftuar në një dasëm, ku ky i fundit ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Romeo ishte i vendosur në qendër të vendit së bashku me dhëndrrin që po martohej. Në një moment aktori i humorit e merr në qafë mikun e tij dhe nis të kërcejë me të mbi super, por në atë moment atij i grisen pantollonat.

Në videon e publikuar nga Kryefjala.com Romeo shihet i veshur me një palë pantallona ngjyrë kafe dhe këmishë të zezë. Gjatë kërcimit pantollonat iu grisën dhe momenti u xhirua edhe nga të pranishmit e tjerë në dasëm. Ndërsa Donaldi, i cili ishte pranë vëllait të tij, shihet duke buzëqeshur dhe duartrokitur.

Romeo Veshaj u komentua pak ditë më parë për puthjen ‘pasionante’ që shkëmebu me aktorin e humorit Olsi Bylykun. Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin e binjakëve, dhe papritmas mori një puthje nga Romeo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb