Në shtator të 2018, këngëtarja që na ka përfaqësuar në Eurovision, Rona Nishliu i dha fund beqarisë me një dasmë ku ishin të ftuar familjarët e miqtë e saj të ngushtë.

Ditën e dasmës u publikuan edhe fotot e para të Ronës me partnerin e saj të cilin prej vitesh e kishte mbajtur larg syrit të publikut.

Në një intervistë për “Panorama plus”, së fundmi Rona ka folur për herë të parë për bashkëshortin duke u shprehur se ai e ndihmon shumë në krijimet e saj muzikore.

“Bashkëshorti im është dëgjues aktiv, me një shije tejet të hollë për muzikën dhe opinionet e tij më ndihmojnë shumë në krijimet e mija”, është shprehur Rona.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb