PARAGUAJ

Ylli brazilian i futbollit Ronaldinho duket se nuk po i mbyll hesapet me drejtësinë Paraguajane. Ai u lirua ditën e sotme por ka përfunduar sërish në pranga.

Akuza mbetet e njëjtë për përdorim të pasaportës falsa paraguajane por një përplasje me prokurorit të çështjes dhe gjyqtarit.

Ishte prokurori Roberto Delfino i cili rekomandoi lirimin e menjëhershëm të Ronaldinho me pretekstin se futbollisti kishte rënë pre e mashtrimit duke e pajisur dikush tjetër me pasaportë false dhe dënimi i vetëm sipas Defino do të ishte një gjobë.

Por gjyqtari e rrëzoi menjëherë këtë rekomandimim të prokurorit dhe si rrjedhojë gjyqi për Ronaldinhon duhet të vazhdonte, kështu që dolën sërish urdhër- arrestet për të dhe të vëllain.

Ronaldinho de Assis dhe i vëllai Roberto de Assis u arrestuan në Paraguaj pasi u kapën në hotel me pasaporta false. Ata ishin pajisur me këto dokumenta një muaj më parë. Ata ishin dënuar me gjobë në Brazil për një vaskë peshkimi pa licencë por duke mos mundur ta paguanin iu ndalua dalja jashtë shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb