Neymar të premten u zyrtarizua si futbollisti i ri i Paris SG duke lënë pas një të shkuar të ndritur te Barcelona e cila e bëri futbollistin një nga më të mirët në botë në krahun e tij. Por vendimi i 25-vjeçarit që u bë transferta më e shtrenjtë e historisë së futbolli, 222 mln euro paguan francezët për të marrë nga katalanasit, nuk është pritur dhe aq mirë nga patrioti i tij Ronaldinho.

Në një intervistë të shkurtër për “Mundo Deportivo”, Ronaldinho është shprehur: “Unë do të kisha bërë atë që kam bërë gjithmonë, të ndiqja zemrën dhe të shkoja kudo ku isha i lumtur”, theksoi Ronaldinho.

“Po ai u tregua i kujdesshëm, megjithatë është e vështire që zemra te mos i ketë thënë Neymar që zgjidhja më e mirë ishte Barcelona”, e mbyll Ronaldinho që në këtë mënyrë thumbon patriotin e tij Neymar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: