Aksionet e klubit të futbollit të “Juventusit” ranë sot me 10% në Bursën e Milanos ndërkohë që rriten problemet për yllin e tij Cristiano Ronaldo, të akuzuar për përdhunim në SHBA.

Aksionet, që ishin rritur ndjeshëm që prej ardhjes së sulmuesit portugez në Torino në korrik, pësuan një rënie prej 9,92% ndërkohë që vetë Bursa e Milanos regjistroi një rënie prej 1,29%.

Policia e Las Vegasit njoftoi të hënën se ka hapur një hetim për akuzat e ngritura nga Kathryn Mayorga, që sot është 34 vjeç, e cila pohon në një padi të ngritur se Ronaldo e ka përdhunuar në qershor 2009.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb