Al-Nassr vijon projektin për ta kthyer Arabinë Saudite në një “oazë” për yjet e futbollit botëror, për ata që janë në fund të karrierës.

Pasi siguruan shërbimet e C.Ronaldo, klubi saudit kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe me Sergio Ramos.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, drejtuesit e klubit të Al-Nassr kanë kontaktuar me drejtuesit e PSG, për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të siguruar shërbimet e Sergio Ramos për sezonin e ri.

Ramos
Ramos

Ramos ka një kontratë me PSG deri në 30 qershor 2024.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb