Real Madrid është në kërkim të një trajneri pas dorëheqjes së papritur të Zinedine Zidane. I preferuari i Perez është trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, por që nuk pëlqehet nga Cristiano Ronaldo. Sipas “Diario Gol”, portugezi i ka thënë presidentit Perez se do të largohet nëse argjentinasi bëhet trajneri i madrilenëve. CR7, në fakt nuk mendon se Pochettino është në lartësinë e duhur. Sipas “Diario Gol”, Ronaldo e shikon trajnerin e Juventus, Massimiliano Allegri, si më të përshtatshëm për stolin e “Los Blancos”. Italiani ka fituar katër kampionate dhe katër Kupa të Italisë në katër vitet e tij në drejtim të Juventus. Gjithashtu, ai ka drejtuar bardhezinjtë në dy finale të Champions League, një prej të cilave e ka humbur kundër Real Madrid në 2017-ën. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb