Portugalia nuk arriti të kalonte pengesën belge në fazën e 1/8 të “Euro 2020”, duke u eliminuar kështu nga gara.

Ndonëse kapiteni dhe ylli i kësaj përfaqësuese, Cristiano Ronaldo, bëri gjithçka për të shënuar, një gjë e tillë nuk u arrit.

Mirëpo, në stadiumin e Sevillas të dielën mbrëma, ka shkëlqyer një person i afërt i sulmuesit. Bëhet fjalë për partneren e tij, Georgina Rodriguez.

27-vjeçarja ka rrëmbyer vëmendjen në tribunën e stadiumit spanjoll, në mbështetje të Portugalisë.

Modelja ishte e shoqëruar nga dy mikesha dhe në fotot e publikuara, shihet e buzëqeshur dhe mjaft e lumtur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb