LONDER

Cristiano Ronaldo është fejuar me të dashurën e tij e Georgina Rodriguez. Futbollisti i Juventurs i ka propozuar për martesë të dashurës së tij prej dy vjetësh, Georgina Rodriguez në Londër. Mësohet se bukuroshja spanjolle i ka thënë “Po”.

Ata janë parë mbrëmjen e sëmartës  duke darkaur në një restorant në Londër. Kujtojmë që ditën e djeshme mediat raportuan se futbollisti ka shpenzuar 31 mijë euro për dy shishe verë në këtë restorant.

Por me sa duket 34-vjecari paska pasur arsye të fortë për të shpenzuar aq shumë para për dy shishe verë, çifti do të ketë festuar fejesën e tyre.

Ronaldo u takua me Georgina Rodriguez në vitin 2016, kur ajo punonte te “Guçi” në Madrid. Ata janë prindër të një vajzë 1-vjeçare, ndërsa futbollisti ka edhe tre fëmijë të tjerë më nëna surrogate. Ata janë zhvendosur për të jetuar në Itali, bashkë me 4 fëmijët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb