Me kë mund ta festonte tjetër fitimin e “Topit të Artë” Cristiano Ronaldo përveçse me të dashurën Georgina Rodriguez. Çifti ka tërhequr mbrëmë vëmendjen e mediava kur zgjodhën të darkojnë në një restorant kinez në qendër të Madridit menjëherë pas kthimit të Ronaldos nga Tokio, ku merte pjesë me Realin për troefeun e Kupës së Botës për klube.

Po aq sa duke ecur përkrah asit portugez, Georgina tërhoqi vëmendjen edhe në sajë të minifundit të shkurtër shumë provokues duke i dhënë një mundësi për të treguar këmbët e saj të “tonifikuara”, minifundi ngjyrë limoni mundësoi që ajo të mos zbehej nga i dashuri i saj superstar.

Ndryshe nga lista e gjatë e të dashurave te Ronaldos, Georgina kishte rënë në sy kohë më parë se sa ajo te bënte paraqitjen e saj të parë publike me mesfushorin e Real Madridit në Paris muajin e kaluar.

Futbollisti i dhëne pas modës mendohet ta ketë takuar Georginen në seksionin “VIP”, në një ngjarje të organizuar nga marka e njohur italiane Dolce & Gabbana menjëherë pasi ka përfunduar romancën e tij të shkurtër me ish-miss Spanja Desiree Cordero Ferrer.

Me topin e katërt të artë, me Real Madridin që udhëheq La Ligan +5 nga Barcelona dhe me Georginen në krah, mund te themi që Cristiano po kalon momente te paharrueshme këto kohë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: