Humbja e flokëve tani nuk është më një problem as për Cristiano Ronaldos, përkundrazi nga sot do të jetë një tjetër burim të ardhurash.

Futbollisti i famshëm i Juventusit sapo ka inauguruar në Madrid një qendër për transplantimin e flokëve, qerpikëve dhe mjekrës, ku ai është ortak me 50%.

Një biznes që premton të sjellë miliona dhe që futbollisti e ka lënë në duart e Georgina Rodriguez. Me xhinse dhe këmishë të bardhë, CR7 dukej profesional dhe i relaksuar në të njëjtën kohë, në ceremoninë e projektit të ri.

Në krah të tij bukuroshja Georgina, shumë komode në rolin e saj të ri si menaxhere. Ronaldo ka shpjeguar për të përditshmen spanjolle ABC që zgjodhi Madridin si qendër për biznesin e tij të ri për shkak se ky qytet kishte qenë një pjesë e rëndësishme në karrierën e tij, ku ai kishte kaluar një pjesë të madhe të jetës dhe ku kishte formuar familjen’.
Por për dikë që e njeh mirë biznesin Spanja është Vendi i dytë në botë për rastet ku njerëzit vuajnë nga humbja e flokëve.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb