ANGLI

Cristiano Ronaldo duket se nuk ka qenë ‘as’-i nën mëngë i Solskjaer në sfidën e fundit. Portugezi e nisi nga stoli teksa u inkuadrua në minutën e 57-të edhe pse ‘Djajtë’ ishin duke fituar minimalisht 1-0 me golin e Antony Martial.

10 minuta më vonë, Everton barazoi rezultatin me Toënsend. Të besuarit e Benitez realizuan edhe në minutën e 86 me Yerry Mina, por goli u anulua si pozicion jashtë loje.

Tashmë Manchester United mbetet në kuotën e 14 pikëve duke ndarë kreun e Premier League me Liverpool dhe Everton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb