Për herë të parë pas 16 vitesh në fazën çerekfinale të Champions League mungojnë të dy yjet e futbollit botëror, C.Ronaldo dhe Leo Messi, të dy të eliminuar brenda 24 orësh. Ky fakt ka bërë që si Ronaldo ashtu edhe Messi të mos ndihen të lumtur në ekipet respektive, një situatë që i shkon përshtat PSG që kërkojnë një futbollist të madh nëse Kylian Mbappe nuk rinovon. Nuk është një sekret që “pleshti” kërkon të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, është në skadencë të kontratës dhe shanset që të rinovojë janë të pakta pavarësisht rikthimit të Laportës. Eliminimi nga Porto ka bërë që edhe Ronaldo të mendojë largimin në fund të sezonit, edhe Juventus po bindet se CR7 është një ngarkesë e tepërt në aspektin financiarë, plus që as në fushë nuk solli atë që pritej, Champions League.

Ronaldo
Ronaldo

Sipas “Le Parisien”: PSG po studion të dy këto pista, madje presidenti Al Khelaifi vijon të mbajë kontakte me agjentin e portugezit. Ronaldo nuk do të ishte kundër një transferimi në Paris për të provuar edhe një herë triumfin në Champions. Gjithnjë sipas “Le Parisien”, gjithçka varet nga Kylian Mbappe, i cili ka një kontratë të vlefshme me PSG deri në qershor 2022. Nëse Mbappe pranon rinovimin e kontratës do të ishte e vështirë edhe për një klub si PSG të synojë njërin ndërmjet Ronaldos dhe Messit, në të kundërt nëse Mbappe largohet atëherë francezët do të hidhen me kohë të plotë në merkato për të afruar një nga dy yjet më të rëndësishëm të futbollit botëror.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb