Cristiano Ronaldo mbetet i vendosur të largohet nga Juventus dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Çdo ditë që kalon e ndërlikon realizimin e kësaj dëshire, por portugezi nuk i është nënshtruar idesë së qëndrimit te “Zonja e Vjetër”.

Ronaldo

E ardhmja e tij varet nga Kylian Mbappé. Sulmuesi e di se nëse Reali mund të marrë francezin, PSG do të tentojë menjëherë që portugezi të plotësojë vendin e Mbappesë.

Në Spanjë janë të sigurt se Florentino Pérez do të përpiqet të sjellë në Madrid sulmuesin e PSG-së dhe përpjekjet do të bëhen deri në ditën e fundit të merkatos.

Mbappe Ronaldo

Nëse parizienët nuk pranojnë asnjë ofertë ndaj Mbappesë, mediat ne Spanjë raportojnë se Ronaldo do të trokasë përsëri në derën e Realit.

 

CR7 shpreson që ardhja e Ancelottit mund ta ndihmojë atë. Kjo duket e vështirë të realizohet për portugezin, sepse plani i Madridit mbetet i njëjtë, Mbappe duhet të vishet me fanellën e bardhë.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb