Cristiano Ronaldo kthehet në protagonist, por kësaj here jo për mirë. Ekipit të tij Al-Nassr i duhej një fitore për të mbajtur garën të hapur për titull, por humbi 2-0 në derbin kundër Al-Hilal.
Sulmuesi portugez në minutën e 56-të bëri një faull të qartë ndaj Gustavo Cuellar, që për shumicën dukej se ishte për karton të kuq, por që gjyqtari i dha karton të verdhë.
الحكم يتخذ قراره في لقطة رونالدو وكويلار 🟨#الهلال_النصر | #SSC pic.twitter.com/46umCzdfxT
— شركة الرياضة السعودية SSC (@ssc_sports) April 18, 2023
Dukej qartë që Ronaldo ishte shumë nervoz. Ai shënoi në minutën e 77-të, por goli u anulua për një pozicion milimetrash jashtë loje. Në fund tifozët e Al-Hilal filluan të thërrisnin në kor emrin e Lionel Messit, duke e mërzitur edhe më shumë Ronaldon.
(BalkanWeb)