Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave, pas paraqitjeve të fundit. Portugalia u mund 0-1 nga Spanja në Nations League, duke humbur kështu shansin për t’u kualifikuar në Final Four.

Pakënaqësia ndaj tij është rritur ndjeshëm, ndërsa një përgjigje për kritikët e ka edhe motra e Ronaldos, Katia Aviero.

“Duhet mbështetur a që ka dhënë gjithmonë kontributin për Portugalinë. Por portugezët janë meskinë, të pamëshirshëm, injorantë dhe mosmirënjohës. Ka nga ata që ndihmojnë gjithmonë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë. Kristiano Ronaldo ishte dhe është thjesht lojtari më i mirë në botë.Ka familjen e tij dhe ata që e duan në krah.

Do të jenë gjithmonë në krah të tij, çfarëdo që të ndodhë. Nuk më çudit e gjithë kjo. Portugezët pështyjnë në pjatën në të cilën ushqehen, ka qenë gjithmonë kështu. Do të jemi gjithmonë me ty mbreti im. Rri i qetë” – Shkruan ajo.

Yth

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: