ITALI

Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo po hetohet nga autoritetet italiane për thyerje të masave antoCovid për të  festuar ditëlindjen e partneres, Georgina Rodriguez.

Ronaldo dyshohet se ka udhëtuar mes Piedmont dhe Valle d’Aosta për të shkuar në destinacion, ndërkohë që kjo përbën një thyerje të rregullave të udhëtimit ndikuar nga situata e COVID-19.

Indicie është bërë një foto në rrjete sociale e çiftit, me një mjet bore në një resort malor, që tashmë është fshirë. Ndërkohë nëse Ronaldo shpallet fajtor, atëhere do të marrë një gjobë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb