Me 5 gola dhe një asist, C.Ronaldo shpallet golashënuesi më i mirë i “Euro2020”. Yllit portugez i mjaftuan katër ndeshje për të shkruar emrin e tij me germa të arta, një trofe që pa diskutim ka një shije të veçantë për CR7 pasi mban të gjallë shpresat e tij për të qenë mes kandidatëve për të synuar “Topin e Artë”.

Ronaldo
Ronaldo

Gigo Donnarumma u shpall lojtari më i mirë i turneut. Portieri azzurr zhvilloi një kampionat perfekt duke mbajtur Italinë e tij në lojë, i dhurojë një biletë për në finale pas penalltive kundër Spanjës ndërsa në Wembley përjetoi një tjetër mbrëmje si protagonist kryesorë duke i dhuruar azzurrëve trofeun me pritjet e tij.

Donaruma
Donaruma

Lojtari i ri më i mirë i “Euro2020” u shpall Pedri i Spanjës. 18-vjeçari i Barcelonës ishte një motor i palodhshëm, një nga lojtarët më të mirë të furive të kuq, një talent i pastër që magjepsi me perfomancën e tij.

Pedri
Pedri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb