Kishte dyshime nëse do të ishte në fushë për Portugalinë, pas dëmtimit që pësoi në kavilje, por ego e C.Ronaldo detyroj trajnerin Santos ta hedh në fushë në minutën e 46-të pavarësisht se luanin në një miqësore pa shumë rëndësi përballë një rivali modest si Andorra. CR7 dhuroi menjëherë një asist për Sanches ndërsa në minutën e 85-të realizoi me kokë golin e 6-të për Portugalinë dhe të parin personal.

Ronaldo
Ronaldo

Ky ishte një gol që nuk kishte asnjë vlerë të veçantë për luzitanët por për CR7 ishin një gol jubile. Sulmuesi i Juves arrin në kuotën e 746 golave në karrierë duke barazuar një legjendë si Ferrenc Puskas, një rekord i jashtëzakonshëm që e vendos në vendin e katërt në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e futbollit botëror.

Cr7
Cr7

Pavarësisht këtij rekordi, me modesti Ronaldo festoi më shumë për fitoren e 100 që Portugalia arriti në histori.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb