Cristiano Ronaldo është një ndër futbollistët më të paguar në botë dhe gjithashtu një njeri që nuk kursen kur vjen puna për pushime.

CR7 ka udhëtuar drejt Londrës për të kaluar disa ditë pushime me të fejuarën, Georgina Rodriguez si dhe të birin, Cristiano Jr.

Ai për një suitë në hotel do të paguajë mbi 10 mijë euro në natë, gjithashtu do ta ketë në dispozicion një ashensor gjatë 24 orëve ndërsa për parking të veturës do të paguajë rreth 60 euro në orë.

Ndërkohë, 33-vjeçarin do të kemi mundësi ta shohim sërish në fushë kur Juventusi do të ballafaqohet me SPAL-in më 24 nëntor.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb