Florentino Perez është një nga ideatorët dhe drejtuesit e “luftës” kundër UEFA-s por ku fakt nuk e pengon presidentin e Real Madrid të flas për të ardhmen e klubit të tij dhe të prek disa nga temat më të nxehta të merkatos duke nisur nga hipoteza për një rikthim të mundshëm të C.Ronaldo në Madrid: “Nuk do të rikthehet, ka një kontratë me Juventus. Unë i dua të mirën Ronaldos por nuk ka sens që ai të rikthehet”, u shpreh Perez duke u ndalur më pas tek kapiteni Ramos: “Edhe Sergio Ramos i dua të mirën por në Madrid po jetojmë një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe duhet të jemi realist, gjërat po shkojnë keq për të gjithë. Nuk po them se ai nuk do të qëndrojë, përkundrazi. Të mbyllim këtë sezon e më pas të shohim”.

Fbl Fra Ligue1 Psg Montpellier
Fbl Fra Ligue1 Psg Montpellier

Në fund nuk mund të mungonte dhe një koment për lojtarin më shumë të përfolur këtë periudhë, Kylian Mbappe: “Më ndalojnë në rrugë, pavarësisht se mbaj maskë, e më thonë: President, merre Mbappe!. Çfarë i them? Me qetësi. Madridi ka nevojë për një ndryshim. Kemi fituar shumë dhe për sa kohë fiton nuk mund të ndryshosh, por tani kanë ndodhur shumë gjera dhe duhet një ndryshim, të ri gjejmë dëshirën e humbur, po punojë për këtë, vetëm kaq mund ti them për momentin tifozëve”, u shpreh Perez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb