Mauro Icardi është një nga emrat që është në listën e Al-Nassr për verën. Pas arritjes së firmës me Cristiano Ronaldon, nisjes së bisedimeve me Marco Reus, klubi arab duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Afrimi i Mauritos do rriste akoma më shumë cilësinë në sulm, duke e shndërruar skuadrën praktikisht në një ekip mjaft cilësor. Argjentinasi është aktualisht i huazuar nga PSG te Gallatasaray, por në Turqi sulmuesi nuk pritet të qëndrojë gjatë.

Al-Nassr mbetet një klub mjaft interesant për Icardi, pasi aty ky i fundit mund të kishte një pagë faraonike, çka mund të shtyjë akoma më shumë atë që të mendojë seriozisht kalimin te ekipi nga Riadi.

Yj
Yj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: