Al-Nassr ka mundur me rezultatin 2-1 Al-Taawon në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit të Arabisë Saudite. Protagonist i sfidës padyshim ka qenë ylli portugez, Kristiano Ronaldo.

Edhe pse ai nuk ka mundur të shënojë, CR7 asistoi në të dy golat e ekipit.

Sfida u zhbllokua në minutën 17′ me Ghareb i cili shkundi rrjetën e kundërshtarit pas pasimit të portugezit.

Në minutën e 47′ u vendos baraspesha me spanjollin Medran. Dhe në minutën e 78′ Kristiano vulosi duelin pasi i dhuroi një asist Madusë i cili e ktheu në gol.

Kështu Al-Nassr merr një tjetër 3-pikësh të vlefshëm në kampionat duke u ngjitur në vendin e parë me 40 pikë./ Panoramasport.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb