LIGA E KAMPIONËVE- Cristiano Ronaldo nuk ka gjetur golin, por është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen me spanjollët e Valencias, Ronaldo është ndëshkuar për sjellje jo sportive. Portugezi goditi pa top kolumbianin dhe më pas u përfshi në një sherr verbal me mbrojtësin e spanjollëve, Jason Murillo.

Fituesi i 5 “Topave të Artë”, pas ndëshkimit me karton të kuq u largua nga fusha e lojës duke qarë.  Por, për të zbutuar dhimbjen e torinezëve ka menduar boshnjaku, Miralem Pjanic, i cili kaloi skuadrën e Juventus në avantazh në fund të pjesë së parë.  Ndëshkimi i Ronaldos me karton të kuq ka shtanguar të gjithë tifozët e Juventus, ndërsa kjo do të mbahet mend gjatë në memorien sportive.

Të gjitha rezultatet e takimeve:

Goli i Pjanic:

(n.m/ balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb