Cristiano Ronaldo ka një karrierë të suksesshme dhe një jetë private po ashtu të lumtur.

Futbollisti i Juventusit përveç angazhimeve në Serie A, ka gjetur kohë edhe për pushime familjare duke ndarë kështu fotografi të ndryshme në rrjetet sociale.

Në një të fundit, Ronaldo shihet në një jaht luksoz në krahët e të dashurës së tij, Georgina Rodriguez.

“Bëni ëndrrat realitet, gjithmonë me shoqëri të veçantë” , ka shkruar Ronaldo sipër imazhit.

Ndryshe kujtojmë që Ronaldo është baba i katër fëmijëve, një ka të cilët e ka me Georginën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: