Eliminimi nga Champions League ishte vetëm fillimi i një sezoni shumë të komplikuar për Juventus. Të gjithë prisnin që pas atij hapi fals, “Zonja e Vjetër” të ishte të paktën dominuese në Serie A por bardhezinjtë janë shumë larg këtij statusi. Praktikisht janë jashtë gare për titull por tashmë as prezencën në Champions League nuk e kanë më të sigurt.

170350563 2356c5ba 191d 421a 9ccc A3fc724515e2
170350563 2356c5ba 191d 421a 9ccc A3fc724515e2

Në derbin e Torinos nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2. Kaluan të parët në avantazh me Chiesa në minutën e 13-të por Sanabria me një dy golësh, një për çdo pjesë, përmbysi rezultatin. Për të shpëtuar edhe një herë trajnerin Andrea Pirlo mendoi C.Ronaldo i cili sigloi shifrat përfundimtare në 2-2 në minutën e 85-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb