Britma e çuditshme e Cristiano Ronaldos nga gëzimi gjatë marrjes së Topit të Artë, bëri xhiro në rrjetet sociale, ku disa e krahasuan edhe me britmat e kafshëve.

Portugezi ka shpjeguar për France Football arsyen pse festoi në atë mënyre, duke thënë se këtë e bën sa herë që feston me lojtarët e tij.

“Ajo është britma që ne gjithmonë e bëjmë kur festojmë golat. Ne i kemi festuar golat dhe fitoret tona në këtë mënyrë ka 3 vite. Këtë e bëjmë nëpër ndeshje, në stërvitje, gjatë gjithë kohës”, ka shpjeguar Ronaldo.

“Natyrisht, jo të gjithë e kuptuan pse e bëra këtë, por unë mendoj se ishte e mirë. Ajo ishte mënyra ime e festimit duke përfshirë dhe kolegët e mi në festë. Ata gjithmonë më kanë mbështetur mua, siç i kam mbështetur edhe unë ata”, shtoi portugezi.

“Unë jam shumë fatlum, sepse padyshim jam pjesë e grupit më të mirë të lojtarëve më të mirë që kam pasur ndonjëherë në karrierën time”- përfundoi Ronaldo.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: