Cristiano Ronaldo u zyrtarizua sot si futbollist i Juventusit me klubin italian që pagoi 112 mln euro për të marrë shërbimet e portugezit. Për këtë transferim të bujshëm ka reaguar Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste i cili njihet edhe si tifoz i Juventusit.
Në postimin e tij në rrjetet sociale ai thekson se transferimi i “CR7” është marketing dhe do t’i sjellë klubit të ardhura, por edhe rritje në nivelin sportiv. Braçe gjithashtu pavarësisht të gjithave thekson se ai vijon të mbetet tifoz i Messi-t.
(e.k/BalkanWeb)