Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë në botë që ka arritur 400 mln ndjekës në rrjete sociale, duke u bërë më i ndjekuri në këtë platformë.

Llogaria e lojtarit të Manchester United u bë më e ndjekura në Instagram vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij të 37-të, duke kaluar 309 milionë ndjekësit e bukuroshes Kylie Jenner.
Ekspertët e basteve OLBG kanë zbuluar se sa shumë mund të fitojë ylli portugez nga një postim në këtë rrjet social.

Në shtator të vitit 2021, Ronaldo kishte 237 milionë ndjekës që rezultuan në një vlerësim prej 1,019,100 funtesh (1,210,707 euro) për postim.
Me 400 milionë ndjekësit e tij aktualë, të ardhurat e Ronaldos rriten në 1,720,000 funte (2,043,388 euro), mbi trefishin e pagës së tij javore prej 480 mijë funtesh (570 mijë euro) në Manchester United.

Ndjekësit janë rritur me 163 milionë sosh në vetëm pesë muaj me një mesatare prej 10 milionë pëlqimesh për postim.

37-vjeçari doli i treti në listën e atletëve më të paguar të Revistës “Forbes” për vitin 2021, dhe me rritjen e të ardhurave të tij nga faqja e rrjeteve sociale, parashikimi mund ta shohë Ronaldon të rritet edhe më shumë këtë vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb